Si puna e kryer nga ekipi i Siguria Siar i shpëtoi jetën një të reje në një situatë komplekse që mori gati një vit përkushtim e dedikim.
Shënim me rendësi: Artikulli i mëposhtëm është punuar me kujdes për të eliminuar çdo lloj informacioni si vendndodhje, emra apo detaje që mund ta bëjnë çështjen të identifikueshme në çfarëdolloj forme. Kjo bëhet për të mbrojtur identitetin e klientëve tanë dhe për të ruajtur konfidencialitetin e një rasti tepër të rëndësishëm.
Ndërkohë, fokusi është vënë te puna profesionale dhe ekipore që Siguria Siar ka kryer për të zgjidhur një çështje që zgjati në kohë, por që ndryshoi jetën e një të reje.
Në fillim të vitit 2022, morëm një telefonatë që do të kthehej në një nga rastet më komplekse dhe sfiduese të ekipit të Siguria Siar. Një kontakt i ardhur nga një prej agjentët e njërit prej komisariatëve në Tiranë, na referoi për një situatë delikate familjare që kërkonte ekspertizë përtej kompetencave tradicionale dhe një angazhim afatgjatë.
Takimi i parë dhe vlerësimi fillestar
Kur u takova me prindërit, pamja e tyre tregonte shqetësimin e thellë që po përjetonin. Fëmija i tyre, studente universitare, kishte ndryshuar tërësisht. Ajo që dikur ishte një studente e shkëlqyer dhe e komunikueshme, tashmë shfaqte agresivitet, rënie drastike në performancën akademike, dhe, më shqetësuese, kthehej në orë të vona duke fshehur çdo gjurmë të aktiviteteve të saj.
Prindërit kishin tentuar monitorimin duke instaluar një pajisje GPS, por rezultatet ishin të paqarta. Vendndodhjet ndryshonin shpesh dhe nuk jepnin asnjë kontekst. Pa mundësinë për të kuptuar ku shkonte dhe çfarë bënte gjatë mungesave të gjata, ata kërkuan ndihmë profesionale.
Mobilizimi i Siguria Siar: Ndërtimi i strategjisë
Kërkesa e tyre ishte që ekipi ynë të modelonte sjelljen e saj. Por ishte e qartë se, para se të bëhej rimodelimi, duhej zbuluar shkaku i vërtetë. Mblodha tetë anëtarët e ekipit të Siguria Siar dhe ndërtuam një strategji hetimore gjithëpërfshirëse që do të kërkonte përkushtim total për një periudhë të gjatë.
Ekipi vendosi të fillonte me një mbikëqyrje të fshehtë fizike prej pesëmbëdhjetë ditësh. Gjatë kësaj periudhe, të tetë operativët do të grumbullonin informacion mbi vendfrekuentimet, kontaktet, adresat dhe çdo element që mund të ndërthurej me observimin e drejtpërdrejtë. Vetëm pas këtij diagnostikimi të plotë mund të zgjidhnim metodën e duhur të ndërhyrjes.
Klienti e pranoi menjëherë propozimin. U firmosën kontratat, u transferua pagesa dhe brenda pesë ditësh ekipi ynë ishte operacional. Bëmë rikonjicionin e të gjitha ambienteve që frekuentonte dhe përgatitëm mjetet operative. Çdo anëtar i ekipit kishte detyrë specifike: mbikëqyrje fizike, dokumentim, verifikime administrative dhe koordinim.
Faza I: Hetimi i thelluar (Java 1–3)
Gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të para, ekipi punoi me turne të koordinuara. Identifikuam rrjetin e saj shoqëror dhe disa adresa që ajo vizitonte rregullisht. Njëra prej tyre tërhoqi veçanërisht vëmendjen: një banesë ku ajo kalonte pothuajse çdo ditë.
Verifikimet zbuluan se aty banonte një person me të cilin ajo ishte në lidhje. Ai kishte histori problematike me autoritetet dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike të forta.
Mbikëqyrja zbuloi edhe adresa të tjera të lidhura me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Nga analiza e informacionit filloi të bëhej e qartë: ndryshimi i sjelljes mund të kishte lidhje me përdorimin e substancave të ndaluara.
Momenti kritik: Kur i treguam prindërve gjetjet, ata konfirmuan dyshimet që nuk kishin guxuar t’i besonin. U larguam miqësisht, por pak ditë më vonë, vajza e tyre u gjet pa ndjenja në një hapësirë publike dhe u dërgua në spital.
Shkova menjëherë atje. Analizat mjekësore konfirmuan çdo dyshim: ajo ishte përdoruese e lëndëve narkotike të forta.
Pas kësaj ngjarjeje, prindërit kërkuan një ndërhyrje të plotë rimodelimi.
Faza II: Strategjia e rimodelimit (Muaji 2–6)
Me informacionet tona, prindërit kishin kërkuar ndihmë nga autoritete përkatëse (dhe sic mund të pritet pa rezultat). Rasti ishte kategorizuar si “i pakthyeshëm”. Ajo që nevojitej ishte një strategji afatgjatë, gjë që Siguria Siar e ndërtoi me përpikëri.
Rivendosëm mbikëqyrjen për 45 ditë, ndërkohë që u këshilluam me specialistë mjekësorë dhe farmaceutikë. Identifikuam rrjetin e saj shoqëror dhe furnizuesit aktivë.
Përmes një qasjeje të kujdesshme, vendosëm kontakt me një person të njohur të saj. Pasi u përball me prova, ai pranoi të bashkëpunonte. Informacioni i tij na lejoi të kuptonim se partneri i saj e kishte futur në botën e substancave që prej moshës së hershme.
Faza III: Implementimi i ndërhyrjes (Muaji 7–9)
Ekipi punoi për të ndërprerë furnizimin pa e ekspozuar atë ndaj rrezikut. Paralelisht, u siguruan medikamente për detoksifikim të mbikëqyrur dhe terapia intensive nisi menjëherë. Brenda dhjetë ditësh, gjendja e saj nisi të përmirësohej dukshëm.
Faza IV: Monitorimi afatgjatë (Muaji 10–12)
Ekipi i Siguria Siar monitoroi për gjashtë muaj të tjerë, duke siguruar që ajo të mos rikthehej te rrjeti i vjetër. Koordinuam mbështetjen psikologjike dhe mjekësore, si dhe verifikuam kontaktet e saj të reja.
Pas një viti, transformimi ishte i plotë dhe i qëndrueshëm.
Transformimi
Sot, disa vjet më vonë, ajo ka ndryshuar tërësisht stilin e jetesës. Ka rifituar peshë, ka rikthyer interesin për studimet, shoqërinë dhe aktivitetet krijuese. Familja vazhdon të jetë vigjilente dhe konsultohet herë pas here me Siguria Siar për mbikëqyrje preventive.
Reflektimi profesional
Ky rast i mësoi ekipit të Siguria Siar se puna jonë nuk është vetëm hetim apo siguri fizike. Ndonjëherë bëhet fjalë për të shpëtuar jetë. Kjo kërkon inteligjencë, empati, strategji të qëndrueshme dhe bashkëpunim me shumë specialistë.
Ekipi prej tetë vetësh punoi për muaj me radhë, duke u koordinuar në çdo hap. Ajo që nisi si hetim për sjellje shqetësuese, u kthye në një mision njëvjeçar që i riktheu jetën një të reje dhe shpresën një familjeje.
Në punën e Siguria Siar, suksesi matet në jetë të transformuara dhe në rikthimin e sigurisë tek ata që e kanë humbur.