Siguria Siar

Operacionet Gri

Kërcënimet moderne nuk vijnë gjithmonë në forma të dukshme.

Operacionet e Sigurisë së Avancuar (Covert Ops / Gray Ops) mbrojnë atje ku metodat tradicionale nuk arrijnë.  

Ndryshe nga operacionet “Black Ops” të strukturave shtetërore, në sektorin privat ne operojmë brenda kuadrit ligjor, duke përdorur metodologji të avancuara të inteligjencës, teknologjisë dhe hetimit për të parandaluar, menaxhuar dhe neutralizuar kërcënime reale.

Pikërisht për këtë arsye këto operacione po bëhen kaq të domosdoshme për klientët tanë dhe pse Siguria Siar e ofron tashmë këtë zgjidhje. 

Qëllimi ynë: të ndalojmë, menaxhojmë dhe neutralizojmë rreziqet para se të shkaktojnë dëm me profesionalizëm, diskresion absolut dhe respekt ndaj ligjit.

Grey Ops

Çfarë përfshin një Operacion Gri?

1. Zbulim inteligjent & hetim i thelluar
Përdorim teknika profesionale të OSINT, HUMINT, SIGINT, duke grumbulluar informacion kritik mbi individë, kompani dhe rrjete me potencial kërcënues – gjithmonë në mënyrë të ligjshme dhe të strukturuar.

2. Operacione të fshehta hetimore
Ekipet tona, të përbëra nga ish-punonjës me përvojë në shërbimet inteligjente, kryejnë hetime diskrete për:

  • mashtrime,
  • konkurrencë të pandershme,
  • aktivitete kriminale që mund të dëmtojnë interesat e klientit.
 

3. Siguri e integruar fizike dhe kibernetike

Kombinojmë masa të avancuara të mbrojtjes fizike me siguri dixhitale për të krijuar një ombrellë të plotë sigurie për individët dhe bizneset e profilit të lartë.

4. Red Teaming & Social Engineering

Simulojmë sulme reale fizike dhe kibernetike për të testuar mbrojtjen ekzistuese dhe për të zbuluar dobësitë përpara kundërshtarëve të vërtetë.

5. Menaxhim krize & neutralizim kërcënimesh

Ofrojmë mbështetje strategjike dhe taktike në situata emergjente, duke përfshirë:

  • menaxhim reputacioni
  • negociata,
  • siguri në terren,reagim të shpejtë ndaj kërcënimeve aktive.
 

Kur mbrojtja e zakonshme nuk mjafton

Shërbimet tona mbulojnë ato që siguria tradicionale nuk i arrin: tradhtia e brendshme, sabotimi në kompani, sulme që kombinojnë disa forma njëherësh, infiltrime në rrjetet tuaja, dhe sulme të planifikuara kundër reputacionit.

Siguria juaj është prioriteti ynë.

Zbuloni si mund t’ju ndihmojmë të mbroni atë që ka më shumë rëndësi.